Plagosja me armë në Shijak, pamjet nga vendngjarja, ekspertët e kriminalistikës ‘blindojnë’ zonën  

22/03/2024 12:55

Këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes në Shijak, ku dyshohet se pas një konflikti për motive të dobët, ku Arber Hoxha ka plagosur në këmbë Enidor Dedja.

Policia dhe grupi i ekspertëve të kriminalistë kanë ‘zbarkuar’ në vendngjarje për të grumbulluar provat e nevojshme për hetimin.

Sakaq, autori është shpallur në kërkim, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 11:15, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi E. D.,36 vjeç, banues në Shijak, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar shtetasit A. H., 30 vjeç, banues në Durrës dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Dinamika e plotë: DINAMIKA/ “Mollë sherri”, një vajzë! Si nisi përplasja mes 30-vjeçarit dhe pronarëve të biznesit në Shijak, breshëria e plumbave plagosi mikun e tyre

Top Channel