Një modele dhe aktiviste e njohur e mbrojtjes së kafshëve në Instagram, ka vdekur papritur nga mpiksja e gjakut në vena, disa ditë pas një procedure estetike kirurgjikale.
30 vjeçarja Elena Larrea, që përdorte platformën e saj për mbështetjen e kafshëve të abuzuara, vdiq të martën pasi kishte kryer ndërhyrjen disa ditë më herët.
Familja e Elena konfirmonte vdekjen në rrjetet sociale duke thënë se autopsia tregoi se e ndjera vdiq nga tromboza pulmonare, që do të thotë se masa e mpiksur e gjakut në vena kishte udhëtuar deri në mushkëri.
Nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar mpiksjen e gjakut të saj, por supozohet se mund të ketë lidhje me ndërhyrjen estetike të dobësimit që kishte kryer më herët.
Modelja meksikane me influencë njihej për aktivizmin e saj në mbrojtje të kafshëve dhe disa vite më parë kishte ngritur strehën e kafshëve të abuzuara Cuacolandia.
Ajo punonte më shumë me kuaj, mushka e gomerë të braktisur e të abuzuar, dhe ka ndihmuar në ndryshimin e ligjit që klasifikon si krim mizorinë ndaj kafshëve.
E reja ka bërë gjithashtu materiale erotike për të ndihmuar një strehë kafshësh në Atlixco në jug të kryeqytetit Mexico City.
Elena tregonte asokohe: “Isha duke menduar të mbyllja strehën e kafshëve dhe po kërkoja strehime për kuajt prej vështirësive financiare, dikush më sugjeroi të nisja materialet erotike, dhe arrita ta shpëtoj fermën”.
Sot qendra e saj Cuacolandia strehon rreth 50 kafshë pasi ka shpëtuar më shumë se 300 kuaj nga abuzimi.
Guvernatori vendas Sergio Salomon i bënte homazh aktivistes për përpjekjet e saj dhe vdekjen e parakohshme.
“Me trishtim mësoj për vdekjen e Elena Larrea, luftëtare e palodhur për mbrojtjen e kafshëve. Për llogari të qeverisë së Puebla shprehim ngushëllime e solidaritet me miqtë e familjarët e saj.
Para vdekjes së saj Elena shkruante: “Gjithmonë i kam dashur shumë kuajt, sepse jam rritur me to që kur kam qenë e vogël”. /TheSun/
Top Channel