Kryeministri Modi akuzohet për ‘politika të ulëta’ pas arrestimit të opozitarit para zgjedhjeve në Indi (fotot)

22/03/2024 18:38
Kejriwal drejtues i partisë opozitare Aam Aadmi Party (AAP) u arrestua dje me akuza për korrupsion në lidhje me politikat e licencave të alkoolit në qytet.

Arvind Kejriwal është gjithashtu ministri i parë në detyrë që arrestohet në vend, duke shkaktuar një krizë të mundshme kushtetuese.

Ministri i kryeqytetit indian Delhi, Arvind Kejriwal, nga figurat kryesore të opozitës, është arrestuar nga prokuroria federale kundër pastrimit të parave, disa javë para zgjedhjeve në Indi.

Opozita e ka dënuar lëvizjen si një “vrasje të demokracisë”.

Kejriwal drejtues i partisë opozitare Aam Aadmi Party (AAP) u arrestua dje me akuza për korrupsion në lidhje me politikat e licencave të alkoolit në qytet.

“Jeta ime i dedikohet vendit, kudo që të jem, në burg ose jashtë”, tha Kejriwal teksa shoqërohej në gjykatën e Delhi.

Partia e tij AAP ka bërë thirrje për protesta në të gjithë vendin dhe sot qindra njerëz dhe zyrtarë kishin dalë në kryeqytet.

Kejriwal është ministri i parë qytetar në detyrë që arrestohet duke ndezur frika për regjim autoritar shtypjeje para zgjedhjeve në vend.

Opozita akuzon partinë e kryeministrit Narendra Modi “konspiracion” e duke hënë se arrestimi i Kejriwal është “vrasje e demokracisë”.

“Arrestimi është një konspiracion nga kryeministri Narendra Modi dhe partia e tij BJP,” tha Atishi, ministri i financave të kryeqytetit Delhi.

Një tjetër përfaqësues i partisë AAP tha për rrjetin Al Jazeera se arrestimi “politikë e ulët” nga Modi me justifikime “të dyshimta”.

Partia AAP ka qenë në hetime për një politikë të pijeve alkoolike në Delhi në 2022, që i jepte avantazh shitësve privatë dhe u realizua me rryshfete nga kompanitë e alkoolit. Politika u anulua disa muaj me vone.

Kejrieal u arrestua pas mosparaqitjes në seancat e marrjes në pyetje.

FOTO GALERI
1/3
Partia AAP ka qenë në hetime për një politikë të pijeve alkoolike në Delhi në 2022, që i jepte avantazh shitësve privatë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA