Fermeri më i gjatë në botë me dorën sa një ‘lopatë’, thotë se është rritur nga qumështi i freskët (fotot)

22/03/2024 15:46

Fermeri më i madh në botë “me dorën sa një lopatë” dhe gjatësinë 240 cm, ia atribuon rritjen e tij qumështit të freskët nga ferma.

Sukhdev Singh është padyshim më i famshmi në qytezën e tij Fatehgarh Sahib në Indi, madje 36 vjeçari besohet se është më i madhi në të gjithë krahinën veriore indiane Punjab, ku banojnë 30 milionë njerëz.

Përveç gjatësisë së tij impresionuese Sukhdev peshon rreth 170 kg dhe duhet të veshë këpucë me masë 52.

Që kur ishte i vogël ai dallohej nga të tjerët prej gjatësisë së tij, të cilën ia atribuon konsumit të qumështit nga ferma.

Vendasit thone se dora e Sukdev eshte sa nje lopate

Ai beson gjithashtu se gjatësia e tij është “dhuratë nga Zoti”, edhe pse ka disavantazhet e saj.

Sukhdev nuk mund të blejë veshje apo këpucë në dyqane por duhet t’i porosisë ato.

Përveç veshjes ai ka gjithashtu probleme me transportin publik pasi nuk mund të hyjë në një autobus dhe as makinë pasi koka i godet tavanin.

Ai duhet të udhëtojë vetëm me motoçikletën e tij, edhe pse i konsumon shpejt prej peshës.

Ndërsa nga anët pozitive Sukhdev thotë se e pëlqen famën dhe njerëzit që ndalojnë për të bërë foto me burrin gjigant.

Sukhdev mund të jetë fermeri më i madh në botë por nuk arrin gjatësinë e turkut rekordmen Sultan Kosen, që është rreth 30 cm më i gjatë se ai.

Sipas raportimeve janë rreth 50 njerëz në botë me gjatësi 2.3 metra ose më shumë. /The Sun/

FOTO GALERI
1/5
Sukhdev Singh është padyshim më i famshmi në qytezën e tij Fatehgarh Sahib në Indi

Top Channel