EMRI/ Tentoi të vrasë me armë një person disa muaj më parë, përfundon arratia e 30-vjeçarit në Dibër

22/03/2024 11:00

Policia e Dibrës ka vënë në pranga 30-vjeçarin Ardit Aldedaj (Begu), i shpallur në kërkim për “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Armbajtja pa leje”. 

Policia bën me dije se specialistët e Krimeve të Rënda të Dibër, bënë ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për ndalimin e 30 vjeçarit, banues në Peshkopi, e cila kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Armbajtja pa leje”.

Aldedaj në qershor të vitit 2023, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë shtetasin S.A.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel