Një 36-vjeçar u plagos me armë zjarri këtë mesditë në Shijak të Durrësit, mes një konflikti me një person tjetër.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:15. I plagosuri është 36-vjeçari Enidor Dedja., i cili sikurse raportohet, ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.

Autori është identifikuar si Arbër Hoxha, 30 vjeç. Policia po kreh zonën për kapjen e tij.

Paraprakisht, thuhet se shkak i sherrit ishte një mosmarrëveshje e çastit, me motive të dobëta.

Top Channel