Arbër Hoxha është autori i dyshuar i plagosjes që ndodhi këtë të premte në mesditë në Shijak.

30-vjeçari plagosi me armë në këmbë Enidor Dedjan. Raportohet se rreth orës 11:15, me tyre nisi një konflikt për motive banale, që agravoi më pas në përdorimin e armës nga Hoxha.

Pas ngjarjes, autori u arratis, duke u larguar nga vendngjarja me një “Ford Fiesta”, ndërsa policia ka rrethuar zonën, për të bërë të mundur gjetjen e tij.

Dinamika e plotë: DINAMIKA/ “Mollë sherri”, një vajzë! Si nisi përplasja mes 30-vjeçarit dhe pronarëve të biznesit në Shijak, breshëria e plumbave plagosi mikun e tyre

Top Channel