Pas fitores 5-2 ndaj Suedisë në miqësoren e së enjtes, Portugalia ka vendosur që të bëjë një sërë ndryshimesh për ndeshjen ndaj Sllovenisë që luhet të martën.
Tetë lojtarë shumë të rëndësishëm, mes të cilëve Bernardo Silva, Bruno Fernandes dhe Rafael Leao, nuk do i duhen trajnerit Roberto Martinez për miqësoren e radhës.
Vendimi në fjalë është komunikuar nga Martinez dhe ky është një vendim taktik i trajnerit, që dëshiron të provojë lojtarë të tjerë në këtë ndeshje miqësore.
Gjatë konferencës për mediet, Martinez deklaroi: “Është e rëndësishme të punohet në koncepte të ndryshme edhe sepse Sllovenia ka një strukturë shumë të ngjashme me atë të Suedisë, me dy sulmues. Për këtë arsye kam vendosur që një pjesë e lojtarëve që luajtën në miqësoren e parë të jenë pushim në takimin e dytë të Portugalisë dhe ata janë Bernardo Silva, Ruben Dias, Joao Palhinha, Nelson Semedo, Toti Gomes, Rafael Leao, Bruno Fernandes dhe Gonçalo Ramos”.
Në një situatë të tillë, lojtarët në fjalë do të duhet të rikthehen te klubet e tyre, ku do të vazhdojnë punimet me ekipet e tyre përkatëse. Supersport
Top Channel