​Lëvizjet e ushtrisë serbe në afërsi të kufirit, Kurti: Janë nën vëzhgimin tonë dhe NATO-s

22/03/2024 17:42

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se lëvizjet e ushtrisë serbe në afërsi të kufirit janë nën vëzhgim.

Ai tha se Ministria e Punëve të Brendshme është në kontakt me të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë, siç është NATO dhe KFOR-i. Kurti foli edhe për zgjedhjet e parakohshme.

“Së pari kur ka situata të tilla kur mund të cenohet siguria meqenëse automjetet ushtarake ofrohen vetëm disa metra larg kufirit, ne përcjellim me vëmendje se a mos po synojnë ta kalojën kufirin. Janë në komunikim të vazhdueshëm MPB, Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, d.m.th gjithçka është në vëzhgim dhe në gjendje përgatitore e gatishmërie për çfarëdo befasie që mund të na ndodhë, në ndërkohë natyrisht që këto institucione diskutojnë, njoftojnë edhe partneret tanë ndërkombëtar, edhe KFOR-in, EULEX-in, por edhe NATO-n e BE më lartë. Tash deri në orën 16:00, nuk ka asnjë dëshmi që sot janë afruar serish, ata i kanë disa ushtrime ushtarake, por nuk mbahen 10 metra prej kufirit. Pra, po vinë në zonën e sigurisë, ku praktikisht nuk ka nevojë as për dronë e dylbi për t’u parë me njëri tjetrin, Nëse dëshirojmë normalizim të marrëdhënieve, ushtria qëndron në Kazerma, nuk vjen te kufiri, pro duket që dita e sotme do të jetë ndryshe prej të djeshmes… Sa i përket kërkesave të opozitës, nesër në ora 11:00 bëhen fiks tre vjet që kam marrë detyrën, dhe hymë në vitin e fundit të qeverisjes…E tash nëse dëshirojmë që zgjedhjet t’i mbajmë jo në dimër, normalisht që jemi njerëz të arsyeshëm të kuptueshëm dhe mund të caktojmë data bashkë me opozitën, por dorëheqje nuk mund të jap”, tha Kurti.

Top Channel