“Gati për këtë mision të veçantë”, ambasadori i ri i Meksikës nis mandatin dhe takon drejtuesit shqiptarë, Valencia për Top Channel: Vij në një qytet shumë të bukur 24/07 15:43
Kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar këtë mbrëmje në Top Story me Grida Dumën, se nuk është thirrur për t’u marrë në pyetje lidhur me “21 Janarin”.
I pyetur nëse do të japë dorëheqjen si kreu i PD, nëse ndaj tij do të nisë një hetim, Basha u shpreh se vetë ai ka kërkuar që parlamentarëve t’u hiqet imuniteti, duke i hapur rrugë drejtësie.
Pjesë nga intervista:
Grida Duma: Jeni thirrur nga SPAK?
Lulzim Basha: Jo
Grida Duma: Pritet?
Lulzim Basha: Nuk e di
Grida Duma: Asnjëherë për këtë çështje?
Lulzim Basha: Asnjëherë
Ervis Iliazaj: Nëse merreni në hetim, a hiqni dorë nga partia?
Lulzim Basha: Kam çuar në Kuvend kërkesën që mos ketë imunitet për parlamentarët. Nëse vjen në Kuvend unë do jem i pari që do firmos.
Top Channel