Shtëpia është kthyer në një atraksion të pazakontë turistik në fshatin e vogël siçilian.
Kjo sepse ajo është vetëm 1 metër e gjerë dhe është ndërtuar për inat, pas një sherri për hapësirë mes dy fqinjëve.
E njohur ndryshe si ‘Casa du Currivu’ – “shtëpia e inatit” – është një ndërtesë e hollë tullash në fshatin sicilian Petralia Sottana.
E parë nga përpara, ajo duket si një shtëpi e zakonshme me dy kate, me dritare dhe një derë kryesore që mban numrin e adresës.
Por kur e shikon anash, zbulohet se ndërtesa është vetëm tre tulla e trashë dhe ka vetëm hapësirë për një person për të jetuar.
Megjithëse shumë mund ta konsiderojnë si të padobishme, ajo duket se ka plotësuar qëllimin e pronarit të vet.
Rrëfenjat thonë se shtëpia e ndërtuar në vitet 1950-të ishte produkt i një konflikti për hapësirën mes dy fqinjëve.
Asokohe shumë siçilianë mund të bënin shtesa në banesat e tyre por për këtë duhet të merrnin lejen e fqinjëve.
Më rastin në fjalë fqinji nuk dha lejen e tij por ajo arriti të ndërtojë ishte vetëm kjo strukturë e hollë para shtëpisë së fqinjit.
Ndërtesa nuk ka asgjë brenda përveç tullave dhe një shkallare, teksa i zoti e dinte se nuk do të banonte kurrë aty. (TheSun)
Top Channel