Sherri me menaxherin e tij, Bardhi rimerr Instagramin! Bën një dedikim të papritur për Sara Gjordenin

21/03/2024 11:45

Bardhi ka rikthyer sërish Instagramin e tij!

Ai është përfshirë në një konflikt me menaxherin e tij Jetmir Agajn që pas daljes nga BBV3 dhe deri më tani, këngëtari nuk kishte akses në Instagram. Mesa duket gjërat mes tyre janë sqaruar dhe Bardhi i është kthyer normalitetit.

Më herët në Fan Club në Top Channel, Bardhi njoftoi se do hapte Instagram të ri dhe do e publikonte në profilin e Sarës, por kjo gjë nuk ndodhi, pasi mes tij dhe menaxherit mund të jetë rënë një ujdi.

Sapo mori në zotërimin e tij, Instagramin, Bardhi i ka bërë Sarës një dedikim zemre, mjaft romantik.

“Bardhi sërish me ju. Ju kërkoj falje, por pata nevojë për pak kohë pushim. Faleminderit të gjithë për përkrahjen dhe pozitivitetin. Ju dua shuëm! Dhe ti Sara Gjordeni je arsyeja pse marr frymë”, shkruan Bardhi.

Top Channel