22/11 23:29
Kuvendi ka miratuar mbrëmjen e sotme ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, të kërkuara nga opozita.
I pari që u miratua me 95 vota pro dhe një abstenim është Komisionin Hetimor për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi.
Për ngritjen e këtij Komisioni Hetimor ka abstenuar vetëm deputeti Erion Braçe. Ndërkohë nuk ka pasur asnjë kundër. Të pranishëm që nuk kanë votuar janë 41 deputetë.
Më pas u miratua me 96 vota pro Komisioni Hetimor për Trajtimin e të Dhënave të Sistemit TIMS. Ndërkohë ishte edhe një abstenim që u bë nga Petro Koçi. Në këtë komision nuk kishte asnjë votë kundër dhe 40 deputetë të pranishëm nuk kanë votuar.
Top Channel