Silva Heijneman e ftuar në studion e “Ftesë në 5” ka folur për ngacmimet seksuale që një grua përballet në ditët e sotme.
Ajo përmendi rastin e Eglës, ku së fundmi ka treguar se një personazh publik i ka kërkuar favore seksuale. Ajo e përgëzon për guximin dhe vullnetin për t’i thënë publikisht këto gjëra. Gjithashtu Silva tregoi edhe një rast të sajin, kur është ngacmuar nga shefi i saj dhe e ftoi për një gotë vere.
Bieta Sula: E ke provuar nën lëkurën tënde?
Silva Heijneman: Absolutisht po. Kam qenë shumë e re kur kam filluar punë, nuk më është thënë direkt, por femra e kupton.
Bieta Sula: Si ka qenë mënyra?
Silva Heijneman: Më ka thënë ke ardhur me një CV ekselente, isha një inxhiniere. Më tha je një uou dhe të ftoj për një gotë vere. Në kohën time ishte vera, ishte shampanja 3 mijë euro sot. Unë i jam kthyer se kam qenë rebele, nuk kam frikë të kthehem. Unë kam mbaruar studimet për inxhinieri në ’89-ën, kështu që atëherë kam filluar punë. Më është thënë nga shefi im që ndërkohë që ai e dinte se unë kisha ambicien që shumë shpejt të bëhesha unë shefja e zyrës. Unë gjithmonë kam qenë shefe, historikisht sepse kam investuar për këtë gjë.
Top Channel