“Ferr mbi tokë”/ Burgu i tmerrshëm i Brazilit, ja ku do ta kryejë dënimin për abuzimin seksual të një vajze shqiptare ish-ylli i Man. City

21/03/2024 23:09

Ish-ylli i Man. City, Robinho, pritet të kalojë nëntë vitet e ardhshme duke vuajtur dënimin në një nga institucionet që konsiderohet më i tmerrshmi në vend.

Ky emërtim ka ardhur për shkak të disa ngjarjeve të rënda, përfshirë prerjen e kokave të të burgosurve dhe vuajtës të dënimit kryekomandantët e drogës.

Sipas The Sun burgjet braziliane të quajtura “ferr mbi tokë” kanë kushte jashtëzakonisht të tmerrshme jetese me mbipopullim, dhunë, dënime të ashpra dhe luftëra bandash që janë vetëm disa nga problemet e shumta me të cilat përballen objektet e pafinancuara.

Ish-futbollisti i Premier League tani do të vuajë dënimin në Brazil me kërkesë të autoriteteve italiane pasi u dënua në vitin 2017.

Robinho ishte një nga një  grup prej gjashtë personash të dënuar për abuzim seksual ndaj një gruaje shqiptare në një klub në vitin 2013.

Top Channel