Zyrtare/ Granada rikthen një ish, ja kush do jetë trajneri i ri i Uzunit

19/03/2024 14:44

Pasi shkarkoi Alexander Medina-n, Granada zyrtarizon trajnerin e ri.

Në një njoftim në rrjetet sociale, klubi ku është pjesë edhe sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit Myrto Uzuni, ka vendosur t’i besojë drejtimin e ekipit trajnerit Jose Ramon Sandoval.

Sandoval rikthehet te kjo skuadrës, pasi ka qenë në krye të Granada-s, nga maji 2015 deri në shkurt 2016.

“Klubi i Futbollit Granada ka arritur marrëveshje me Jose Ramon Sandoval Huertas, i cili rikthehet në krye të “bardhekuqve”, pasi i ka drejtuar në të shkuarën nga maji 2015 deri në shkurt 2016, duke marrë përsipër shpëtimin nga rrëzimi, një mision në dukje shumë i vështirë. Klubi mirëpret sërish Sandovalin dhe i uron atij fat të mirë“-njofton Granada.

55-vjeçari do të jetë në krye të Granada-s deri në fund të këtij sezoni, me misionin për të qëndruar në La Liga.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA