Policia bastis shtëpinë e kryetares së parlamentit në Afrikën e Jugut (fotot)

19/03/2024 17:06

Forca speciale të policisë kanë bastisur sot shtëpinë e kryetares së parlamentit në Afrikën e Jugut, Nosiviwe Mapisa-Nqakula, pas ngritjes së padive për korrupsion.

Ajo akuzohet se ka marrë rryshfet në këmbim të dhënies së kontratave të lakmueshme në kohën kur ishte ministre e mbrojtjes.

“Kryetarja insiston në qëndrimin e saj se është e pafajshme,” thuhej në një deklaratë të parlamentit.

Por policia tha se po vepronte me urdhrin e prokurorisë për të kryer një “procedurë kontrolli e sekuestrimi”, në rezidencën e Mapisa-Nqakula. Ata shtonin se krye-parlamentarja i kishte mirëpritur dhe kishte bashkëpunuar gjatë kontrollit pesë-orësh.

67-vjeçarja politikane veteran dhe ish-aktiviste anti-aparteid, është bërë kryetare e parlamentit në 2021. Më parë ajo ka qenë për nëntë vjet ministre e mbrojtjes.

Mapisa-Nqakula akuzohet se ka kërkuar dhe ka marrë rryshfet prej $120,000 nga pronari një kompanie për të dhënë kontratën e transportit të pajisjeve ushtarake, shkruan rrjeti vendas  Business Day.

Presidenti Cyril Ramaphosa kur erdhi në post në 2018 u zotua për luftë ndaj korrupsionit pas skandaleve të pararendësit të tij Jacob Zuma, i akuzuar për vjedhje të mëdha fondesh shteterore.

FOTO GALERI
1/3
Ajo akuzohet se ka marrë rryshfet në këmbim të dhënies së kontratave të lakmueshme në kohën kur ishte ministre e mbrojtjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA