Përfundon takimi i përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel! Palët afat deri në 22 mars për të dorëzuar propozime mbi dinarin serb
19/03/2024 17:44
Pas disa orësh diskutimesh, ka përfunduar takimi trepalësh Bislimi-Petkoviç dhe Lajçak në Bruksel.
Takimi nuk ka pasur ndonjë rezultat konkret dhe pritet që të ketë një tjetër takim mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë javën e ardhshme në Bruksel.
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi tha se palët duhet të dorëzojnë propozimet e tyre për zgjidhjen e problemit të heqjes nga qarkullimi të dinarit serb deri më 22 mars.
Ai shtoi se takimi në javën e ardhshme do të bëhet për të parë nëse mund të arrihet në një marrëveshje që do të ishte e pranueshme për Kosovën.
Top Channel