Netanyahu zbardh bisedën telefonike me Biden: Nuk e eleminojmë dot Hamasin pa ndërhyrë ushtarakisht në Rafah

19/03/2024 17:35

Pas më shumë se një muaji pa kontakte, dje presidenti i SHBA-ve, Joe Biden zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për të diskutuar mbi luftën në Rripin e Gazës, ku Izraeli po përgatitet të hyjë në zonën Rafah.

Sot, Netanyahu ka zbardhur bisedën që pati me Biden, duke theksuar se ia ka bërë të qartë presidentit amerikan se Izraeli është i vendosur të hyjë në zonën Rafah të Rripit të Gazës.

Sipas kryeministrit të Izraelit, shkatërrimi i Hamasit nuk është i mundur nëse nuk forcat izraelit nuk hyjnë në zonën Rafah.

“I thashë Bidenit në formën më të qartë të mundshme se ne jemi të vendosur për të përfunduar eliminimin e batalioneve të Hamasit në Rafah dhe nuk ka asnjë mënyrë për ta bërë këtë pa hyrë forcat tokësore”– tha Netanyahu.

Gjatë mbledhjes në Komitetin e Punëve të Jashtme të Knesset, Netanyahu tha se me presidentin e SHBA ka dallime të mendimeve por jo të qëllimit për eliminimin e Hamasit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA