Kombëtarja shqiptare nisi nga kjo e hënë përgatitjet për dy ndeshjet miqësore ndaj Kilit (22 mars, stadiumi ‘Ennio Tardini’, ora 20:45) dhe Suedisë (25 mars, stadiumi ‘Friends Arena’, ora 19:00).
Kuqezinjtë zhvilluan pasditen e sotme seancën e parë stërvitore në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’, ku fillimisht punuan në palestër, ndërsa më pas dolën në fushën e lojës, aty ku zhvilluan edhe stërvitjen e parë zyrtare.
Nën drejtimin e trajnerit Silvinjo janë stërvitur 24 lojtarë, një pjesë e të cilëve morën ngarkesë të plotë fizike, ndërsa lojtarët që kanë luajtur dje në kampionatet respektive u stërvitën veçmas. Në bashkëpunim me ekipin kombëtar U-21, kuqezinjtë kanë zhvilluar një seancë stërvitore të përbashkët.
Qazim Laçi dhe Naser Aliji ju bashkuan gjatë mbrëmjes ekipin kuqezi, me lojtarët dhe morën pjesë që në seancën stërvitore trë paradites, pasi në këtë periudhë trajneri Brazilian ka vendosur të zhvillojë nga dy seanca stërvitore. Kjo bazuar edhe në kohën e shkurtër të përgatitjes së ndeshjeve që janë afër. Gjithsesi, seanca e parë stërvitore ajo e paradites është e mbyllur, ndërkohë që seancën e pasdites e zhvillon pjesërisht të hapur.
Kombëtarja do të qëndrojë në Tiranë deri të enjten në mëngjes për t’u nisur më pas drejt Italisë, ku pasdite do të zhvillojë edhe seancën e fundit stërvitore në kuadër të ndeshjes me Kilin, që do të luhet në stadiumin ‘Ennio Tardini’ të Parmës më 22 mars, duke nisur nga ora 20:45.
Top Channel