E pazakontë ka qenë stërvitja e sotme e kombëtares shqiptare të futbollit në kuadër të 2 ndeshjeve miqësore që do të zhvillojnë me Kilin dhe Suedinë.
Grupi i tifozëve “Illyrian Guard”, kanë protestuar duke hedhur tymuese të shumta në ulëset e kampit stërvitor nga ku po ndiqnin kuqezinjtë.
Mësohet se tifozët janë zhgënjyer për shkak të numrit të ulët të biletave për të ndjekur kombëtaren në ndeshjet që do të zhvillojë në Gjermani në kuadër të kompeticionit “Euro 2024”.
“Ku janë biletat tona?”, shkruhej në një prej banderolave të shpalosura.
Ndërkaq, kuqezinjtë që zhvilluan dje stërivjten e parë pas grumbullimit, kanë përpara dy miqësore, ajo kundër Kilit të premten në Parma (19:00) dhe kundër Suedisë në Stockholm më 25 mars në orën 21:00.
Top Channel