E buzëqeshur, krah bashkëshortit, Princesha e Uellsit, u fotografua pranë një ferme, duke hedhur poshtë teoritë mbi shëndetin e saj, pas operacionit abdominal.
Në pamjet e publikuara nga “The Sun”, Princi William nuk e fsheh kënaqësinë për rikthimin e Kate Middleton në publik, pas rikuperimit sfidues dy mujor.
“Kate shfaq besim, duke shuar të gjitha thashethemet toksike që qarkullonin për të. Ajo bën hapa të mëdhenj, duke mohuar shenja dobësie. William mban fytyrën pjesërisht të mbuluar me kapelë, ndërsa gjuha e trupit të princeshës sugjeron një dëshirë për ta parë”, shpjegon ekspertja e gjuhës së trupit, Judi James, për MailOnline.
“Ajo mban kokën lart dhe buzëqesh vazhdimisht, duke treguar se është optimiste dhe e gëzuar. Është mahnitëse të shohësh gruan më të kërkuar në botë, që u shndërrua në një subjekt spekulimesh në mediat sociale, duke u shfaqur papritur kështu, jo vetëm e shëndetshme, plot energji dhe tepër e lumtur, por edhe duke mos bërë asnjë përpjekje të dukshme për t’u fshehur”, shton ekspertja.
Megjithatë, spekulimet nuk u shuan. Shumë vëzhgues dhe përdorues të internetit janë të bindur se në foto nuk është Kate, por sozia e saj, Heidi Agan.
Ndërsa Pallati Kensington nuk i ka komentuar pamjet ku Kate del nga Windsor Farm Shop.
Top Channel