
24/04 13:39
Seria e Antoine Griezmann prej 84 paraqitjesh radhazi do të marrë fund.
Sulmuesi i Atléticos së Madridit ka pësuar një lëndim në kyçin e këmbës dhe, sipas RMC Sport, nuk do të jetë i gatshëm për Deshamps për ndeshjet me Gjermaninë dhe Kilin, kundërshtarë të Francës në miqësoret e marsit.
Mungesa e sulmuesit të Atleticos do të thotë se pas 84 ndeshjesh, kombëtarja franceze do të luajë pa të. Hera e fundit që Griezmann humbi një ndeshje me Francën ishte në qershor 2017, kur ai nuk u aktivizua, edhe pse ishte në stol, në fitoren 3-2 të ekipit të tij ndaj Anglisë.
Trajneri i Francës, Deschamps, ka grumbulluar Guendouzin e Lazios pas largimit nga grumbullimi të Greizmannit. /Supersport
Top Channel