24 orë para ditëlindjes, ndahet nga jeta drejtori i Fiorentinës

19/03/2024 15:51

Drejtori i Fiorentinës, Joe Barone, u nda sot nga jeta, 24 orë para ditëlindjes së tij të 58-të.

Ai ishte shtruar në spitalin San Raffaele në Milano që prej pasdites së së dielës, pas sulmit në zemër që pati në hotel para ndeshjes me Atalantën.

Në çastet e fundit, krah të tij ishin familja, bashkëshortja Camilla, katër fëmijët e tij, Pietro, Salvatore, Giuseppe dhe Gabriella dhe nipi i tij 11 muajsh.

Barone, i cili nesër do të mbushte 58 vjeç, ishte i lidhur me atë që quhet ‘makina e ringjalljes’, një pajisje moderne që përdoret për rastet më të rënda dhe që ka shpëtuar shumë jetë.

Deklarata e fundit nga Fiorentina për gjendjen e tij u bë të hënën, në orën 12:00, ku thuhej se Barone mbetet në kujdesin intensiv kardiokirurgjik të spitalit San Raffaele në Milano në kushte kritike klinike pas një arresti kardiak jashtë spitalit.

“Me dhimbje të thellë dhe trishtim të pamasë, Fiorentina humbet sot një nga pikat e saj të referencës, një figurë që ka shënuar historinë e fundit të klubit dhe që nuk do të harrohet kurrë”, shkroi klubi në një deklaratë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA