Ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti, i ftuar në një event pa praninë e shumë mediave, foli për tema të ndryshme që lidhen me aktualitetin e verdhekuqve.
Totti shprehu konsideratën e tij për ish-bashkëlojtarin e tij Daniele De Rossi, aktualisht trajner i skuadrës kryeqytetase, i cili “ringjalli” ekipin pas shkarkimit të Mourinhos:
“Nuk e prisja që ai të bënte kaq mirë menjëherë. De Rossi po provon të jetë një trajner i madh dhe unë, si të gjithë tifozët e Romës, shpresoj që ai të vazhdojë në këto nivele. Roma është një mjedis i vështirë dhe ai po demonstron vlerën e tij. Njoh mirë qytetin, tifozët dhe klubin, trajneri dhe lojtarët po bëjnë paraqitje fantastike e mbi të gjitha futbollistët i shoh të qetë”, deklaroi Totti.
Më tej, Totti foli me superlativa për kapitenin Lorenzo Pellegrini, duke e vlerësuar për performancat e fundit.
“Pas De Rossit ishte e vështirë të gjeje një kapiten tjetër, e kam thënë se Lorenzo është një lider i vërtetë. Tani ai është edhe fizikisht mirë dhe mund të bëjë akoma më mirë”, theksoi 47-vjeçari.
Në fund, ish-lojtari dha dhe një koment për për çerekfinalet kundër Milanit në “Europa League”;
“Milani po bënë shumë mirë, kanë 3-4 lojtarë cilësorë në skuadër. Do të jetë një ndeshje e mrekullueshme, shpresoj që Roma të kalojë. ADN-ja evropiane e Milanit? Do të jetë një faktor shtesë për ta, por nuk është më Milani i dikurshëm”, mbylli deklaratën e tij Francesco Totti./SuperSport
Top Channel