Sulmohet stacioni i policisë në Paris pas përplasjes për vdekje të adoleshentit nga oficerët (fotot)

18/03/2024 19:33

Një stacion policie në periferi të Parisit është sulmuar dje me koktejle Molotiv dhe fishekzjarrë pas vdekjes së një 18-vjeçari të përplasur nga makina e policisë dy dite me pare.

Forca të shtuara shiheshin sot në qytezë ndërsa kreu i policisë së Parisit, Laurent Nuñez ishte në rajonin e La Courneuve ku ndodhi sulmi, duke premtuar përgjegjësi për ngjarjen.

Më herët adoleshenti 18-vjeçar me motoçikletë u përplas për vdekje nga makina e policisë që po e ndiqte pas pretendimeve se ‘nuk kishte ndaluar’, duke rindezur protesta të ngjashme me ato disa ditore të qershorit në Francë.

“Rreth 50 njerëz sulmuan stacionin e policisë së La Courneuve, kryesisht me fishekzjarrë,” tha kryepolici Laurent Nunez duke shtuar se nëntë persona ishin arrestuar deri tani.

Përplasja kishte zgjatur rreth një orë teksa policia ishte kundër përgjigjur me gaz lotsjellës dhe armatime jo-fatale.

La Courneuve ndodhet në veri të Parisit, relativisht pranë stadiumit kombëtar Stade de France, një nga ambjentet e Olimpiadës së Parisit qe zhvillohet kësaj vere.

Sulmi ka lidhje me vdekjen e 18-vjeçarit, që është emëruar vetëm si Wanys R.,  tha më tej Nunez duke shtuar se pjesëmarrësit në sulm kishin ardhur nga zona ku banonte i ndjeri.

“E bëmë këtë për të kërkuar drejtësi për Wanys,” tha një i ri për rrjetin AFP, pa dhënë emrin e tij, ashtu si dhe rezidentë të tjerë që kërkuan të flisnin.

FOTO GALERI
1/5
Forca të shtuara shiheshin sot në qytezë ndërsa kreu i policisë së Parisit, Laurent Nuñez ishte në rajonin e La Courneuve ku ndodhi sulmi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA