Stërgjyshja braziliane kërkon titullin e ‘më të moshuarës në botë’ dhe ka dokumentet që e provojnë (fotot)

18/03/2024 16:17

Një stër-stërgjyshe kërkon zyrtarisht titullin e më të moshuarës në botë teksa pretendon se ka mbushur 119 vjet.

Deolira Gliceria Pedro da Silva po punon tashmë me ekspertët për të konfirmuar moshën e saj, teksa zotëron dokumentin e lashtë të identifikimit dhe familjarët thonë se është ende në shëndet të mirë.

Deolira banon Itaperuna, në veriperëndim të Rio, dhe ka lindur në 10 mars 1905 që do të thotë se ka kaluar dy luftërat botërore, por dhe se është dy vjet më e madhe se mbajtësja aktuale e rekordit.

Rekordin aktual Guinness e mban 117-vjeçarja Maria Branyas Morera por shpejt kjo mund të thyhet nga Deolira.

Sipas raportimeve qendra e studimeve mjekësore e Universitetit të Sao Paulo po studiojnë Deolira për të zbuluar sekretin e jetëgjatësisë së saj.

Mbresa e Deolira, Doroteia Ferreira da Silva thotë se 119 vjeçarja është një zonjë e mrekullueshme dhe është ende në lëvizje.

Doroteia tha: “Ajo është aktive gjithë kohën duke u kujdesur për kopshtin, pulat e derrat, mendoj se mund të arrijë lehtësisht deri në 130 vjeç”.

Përveç shtatë fëmijëve të saj, Deolira ka gjithashtu 20 nipër e mbesa dhe 40 stërnipër e mbesa.

FOTO GALERI
1/5
Një stër-stërgjyshe kërkon zyrtarisht titullin e më të moshuarës në botë teksa pretendon se ka mbushur 119 vjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA