Shkëlqen Mbappe! PSG fiton 6-2 përballë Montpellier, ylli francez shënon 3 gola

18/03/2024 13:45

Fitore me goleadë e PSG-së në fushën e Montpellier.

Skuadra pariziene, kampione në fuqi e Francës, shënoi plot gjashtë herë në portën e Bertoud, katër herë në pjesën e dytë, ku dhe u bë diferenca e madhe mes dy ekipeve. Spikati me tregolësh Kylian Mbappe, ndërsa finalizimet e tjera mbajnë firmat e Vitinhas, Lee Kang-In dhe Mendez.

E hapi serinë e golave braziliani Vitinha (14’), për t’ia lënë stafetën Mbappesë. Brenda pjesës së parë, Montpellier u kundërpërgjigj me dy gola  të shënuar nga Nordin dhe Savanier. Në pjesën e dytë PSG-ja dominoi në çdo aspekt, duke marrë avantazhin me Mbappenë, e duke e thelluar më pas me Lee Kang-In, sërish Mbappe e në fund Mendez. Për PSG-në ky sukses erdhi pas tri barazimeve radhazi e tashmë diferenca me Brestin e vendit të dytë thellohet në 12 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA