Zyrtare/ Nuk ka më vend për dyshime, zbulohet vendimi i Sylvinhos për Ernest Muçin në Kombëtare 20/03 19:27
Skuadra e Nottinghamit në ligën angleze është ndëshkuar me heqjen e katër pikëve.
Nottingham Forest mësohet se ka shkelur rregullat e financiare të Premier Ligës. Për pasojë skuadra që aktualisht është në vendin e 17-të në tabelë, me 25 pikë, do ta ketë më të vështirë me pikët e hequra për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit anglez.
Me heqjen e pikëve, skuadra bie në vendin e 18-të ose në zonën e Championship.
“Reds” i pranuan akuzat e ngritura kundër tyre, por pritet të ankohen ndaj këtij vendimi, i cili ua vështirëson atyre punët për të mbetur në ligën elitare të futbollit anglez.
Top Channel