
25/02 09:55
Enea Mihaj është rikthyer në formacion te Famalicao në Superligën Portugeze dhe po dhuron paraqitje gjithnjë e më bindëse, më e fundit ndaj Estrellës në fundjavën që lamë pas.
Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare është bërë pjesë e formacionit të javës në Portugali, teksa është vlerësuar me notën 7.89, më e larta në repartin e prapavijës.
Kjo konfirmon formën e shkëlqyer që po kalon Mihaj, i cili është në listën e futbollistëve që Sylvinho ka ftuar për miqësoret e muajit mars.
Top Channel