“Më tha ik zezak!”, lojtari i Napolit reagon për fyerjet raciste që Acerbi përdori ndaj tij

18/03/2024 22:50

Rasti i fyerjeve raciste mes mbrojtësit Acerbi kundrejt lojtarit të Napolit Juan Jesus, është vendosur në qendër të zhvillimeve të sportit në Itali pas përjashtimit të mbrojtësit të Interit nga kombëtarja italiane.

Pasi Acerbi mohoi të ketë fyer Juan Jesusin, ky i fundit ka reaguar nëpërmjet një postimi në instagram ku tregon se gjatë përplasjes që kishte patur me lojtarin e fundit, drejt tij ishin hedhur fjalët “Më tha ik zezak, ti je thjesht një zezak”.

“Për mua çështja u mbyll dje në fushë me faljen e Acerbit dhe sinqerisht do të kisha preferuar të mos kthehesha në diçka kaq të turpshme sa ajo që duhej të pësoja. Megjithatë, sot lexova deklaratat e Acerbit të cilat janë krejtësisht në kundërshtim me realiteti i fakteve, me ato qe tha ai dje ne fushe dhe me provat e shfaqura edhe nga videot dhe buzet e qarta ne te cilat ai me kerkon falje. Pra nuk jam dakort. Racizmi luftohet ketu dhe tani.me tha Acerbi “Largohu i zi, je thjesht zezak.” Pas protestës sime ndaj arbitrit, ai pranoi se kishte bërë një gabim dhe më kërkoi falje, më pas shtoi: “Për mua, zezak, është një fyerje si çdo tjetër”. Sot ai ndryshoi versionin e tij dhe pohon se nuk ka asnjë fyerje raciste. Nuk kam asgjë për të shtuar.”– ka shkruar Juan Jesus.

Nga ana tjetër lojtari i Interit vijon t’i mbetet deklaratave të tij duke thënë se për asnjë moment nuk ka përdorur fyerje raciste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA