“Krerët e krimit në Fushë-Krujë kanë rritur vrasës me pagesë”, Karamuço për vrasjen e Gentjan Bejtjas: Kishte dijeni për mbi 20 ngjarje kriminale

18/03/2024 22:38

Ekzekutimi me breshëri kallashnikovi i Gentjan Bejtjas pasditen e 15 marsit në Fushë-Krujë, tronditi vendin për nga mënyra sesi autorët vepruan duke e kryer vrasjen në oborrin e banesës së viktimës dhe më pas duke u zhdukur duke lënë pas automjetin dhe armët e djegura.

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar në emisionin “Top Story” në moderimin e Grida Dumës në Top Channel i konsideroi Fushë Krujën, Kurbinin dhe Niklën si zona ku eksponentët kriminalë, veprojnë sikur të mos ekzistojë shteti.

Ai tha se personat e njohur si eksponentë kriminalë të këtyre zonave, kanë “rritur” vrasës me pagesë dhe nuk i kryejnë më vetë atentatet.

“Në këto zona është ngulitur mentaliteti që nuk ka shtet. Nëse ke marrë mesazhin që do vritesh, nuk i shpëton dot, kjo përcillet edhe brenda familjes që më i forti do sundojë gjithë zonën. 2 apo 3 nga këta ekspoenentet që ne njohim, nuk marrin në pjesën në atentate, kanë patur një kopësht ku kanë rritur vrasës me pagesë. Për shkjak të këtij sistemi të krijuar, aty cdo legjendë ka të bëjë me të fortit. Fushë Kruja është bërë një strukturë ku nga Fieri e në zona tjera nuk kalon dot ngarkesa e drogës pa pasur miratim. Nëse gjithë radarët e shtetit janë aty, për 24 orë nuk funksionon më kështu ky mentalitet. Imagjino, polici i zonës nuk hyn dot”- tha Karamuço.

Ndërsa për vrasjen e Gentjan Bejtjas në oborrin e shtëpisë së tij pasditen e 15 marsit, Karamuço tha se 43 vjeçari, kishte dijeni për mbi 20 vepra të rënda kriminale që ende janë pa autor.

“Ai ka marrë me vete një arkivë të mbi 20 e ca veprave të rënda penale që sot janë pa autor dhe të pazbuluara dhe që policia nuk ka pasur mundësi apo vullnet për t’i zbardhur”– shtoi profesori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA