Christian Streich është një legjendë e Freiburgut. 58-vjeçari qëndron në stolin e skuadrës gjermane prej dhjetorit të largët të 2011, por në fundin e sezonit do të largohet nga skuadra e jetës.
Pas 29 vitesh si trajner në klubin e Freiburgut, teksa e veshur edhe si futbollist fanellën e Breisgau-Brasilianer. Në drejtimin e tij skuadra e parë u bë shumë e fortë dhe nisi të garonte në kompeticionet europiane.
“Mendohem prej kohësh për tërheqjen, kemi pasur shumë biseda, por e ndiej se pas 29 vitesh është koha e duhur për t’i lënë vend energjive të reja, njerëzve të rinj dhe mundësive të reja.
Për mua ka qenë gjithmonë shumë e rëndësishme të mos humbja momentin kur besoja se është e drejtë për t’u larguar. Kam shijuar qindra përvoja të jashtëzakonshme gjatë qëndrimit tim këtu.
Ky klub është jeta ime dhe unë jam vërtet mirënjohës për mbështetjen dhe dashurinë e marrë këtu.
Shoh nga e ardhmja e klubit dhe jam i sigurt se do të merren vendime të shkëlqyera, në mënyrë që të mund të ecim përpara me kokën lart si vitet e fundit”, thekson Streich, gati për të nisur pushimet në verë dhe për të shijuar më tepër kohë me familjen./SuperSport
Top Channel