Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa e vlerësoi si “thelbësor” për ekonominë e vendit ndikimin e investimeve në turizëm, pasi përfitimet shpërndahen në të gjitha sektorët.
Në studion e “Top Story” me moderatoren Grida Duma në Top Channel, Xhepa tha se pavarësisht kritikave që mund të kenë nga palët, investimet e huaja në ekonomi kanë efekt të të padiskutueshëm.
“Sa i takon investimeve të huaja, pavarëisht qëndrimeve kritike, dueht të kemi parasysh se efekti pozitiv që ka në ekonomi, është i padiskutueshëm. Mendoj se mund t’i kishim menazhuar shumë më mirë nëse do kishte pasur përgjegjshmëri politike. Investimet në turizëm kanë një efekt shumë më të madh në zhvillimin e ekonomisë. Efekti i turizmit edhe në xhepin e qytetarëve është i jashtëzakonshëm sepse është lloj aktiviteti që e shpërndan në të gjitha sektorët e ekonomisë”– tha Xhepa.
Teksa analizoi projektin prej 1 mld dollarësh që pritet të zbatohet në ishullin e Sazanit nga ana e dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump, Xhepa tha se do të ishte mirë që të kishte një plan më të madh zhvillimi për gjithë zonën.
“Do doja që ky projekt të ishte pjesë e një plani më të madh zhvillimi për një pasuri që është unike. Ajo zonë ka një potencial të jashtëzakonshëm”– propozoi eksperti
Top Channel