Vendi ynë u trondit sërish nga një eleminim mafioz disa ditë më parë, ku policia ende nuk ka asnjë gjurmë nga autorët që vranë në banesë në mes të ditës, Gentian Bejtjan.
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat tha se vrasja e Bejtjas ishte e paralajmëruar, pasi ai u shpëtoi disa atentateve, por në dëshmitë e tij në polici nuk pranoi të tregonte asnjë detaj.
Në trekëndëshin Fushë Krujë-Nikël-Larushkë ose dalin, ose streohen vrasës, thekson gazetarja, e cila shton se autorët vepruan në të njëjtën mënyrë si në epiodet kur ai arriti t’i shpëtonte plumbave.
“Unë mendoj që duhet të ndalemi, nuk ishte e papritur, vetëm 8 muaj më parë e njëjta formë, dyshohet të njëjtët autorë, nuk kursyen as fëmijët, u plagosën dy fëmijë të mitur dhe mbeti viktimë një i pafajshëm, ishte shofer në prokurori dhe kunati i viktimës ë u vra të premten. Kjo tregoi se këta autorë nuk kursenin, policia në këto 8 muaj, pavarësisht se pati një ndryshim, policia trokiti për ta marrë në pyetje, kërkuan të nxirrte emra, Gentiani heshti siç ka hedhur si për 6 ngjarje të tjera si person që mund të kishte dijeni, heshti edhe për tre atentate, krimi goditi prapë në mes të ditës, katër persona në aksin që lidh Kamzën me Fushë Krujën me një mjet të vjedhur, kryen vrasjen dogjën makinën dhe ikën, është e njëjta metodikë, e njëjta lëvizje e autorëve, policia sërish dështoi. Trekëndëshi Fushë Krujë- Nikël- Larushkë, ose dalin vrasës ose strehohen vrasës”, tha Bezat.
Top Channel