24/11 21:11
Barcelona gjen një Atletico “të shtrydhur” nga impenjimi i stërmundimshëm në Champions League në javën e 29-të të La Ligas.
Pavarësisht mbështetjes dhe entuziazmit të tifozëve në “Wanda Metropolitano”, skuadra e Simeones e kishte të pamundur t’i përgjigjej ritmit të “blaugranave”.
3-0 fitoi Barcelona, që ngjitet kështu në vendin e dytë, duke parakaluar Gironën. Reali, gjithsesi, mbetet i shkëputur më krye me +8 pikë.
Joao Felix, Lewandowski dhe Firmin vulosën këtë sukses të thellë të skuadrës së Xavit, që vazhdon të besojë se mund ta përmbysë diferencën me Realin në garën për titullin kampion. /Supersport
Top Channel