Akuzat për racizëm ndaj Juan Jesus, Accerbi rrezikon kualifikimin e rëndë. Në pikëpyetje edhe thirrja në kombëtaren italiane

18/03/2024 12:29

Akuzat e rënda të bëra nga Juan Jesus ndaj Francesco Acerbi rrezikojnë t’i kushtojnë mbrojtësit të zikaltërve një skualifikim të gjatë. Pavarësisht fjalëve relaksuese të brazilianit në fund të ndeshjes, i cili pranoi faljen e Acerbit, sistemi i drejtësisë sportive do të përpiqet të hedhë dritë mbi atë që ndodhi në fushë dhe më pas të marrë masat.

Akuzat e Juan Jesus duhet të vërtetohen padyshim, por nëse kjo do të ndodhte, vepra e Acerbit do të shkelte paragrafin 1 të nenit 28 të Kodit të Drejtësisë Sportive, i cili thotë: “çdo sjellje që, drejtpërdrejt ose tërthorazi, përfshin ofendim, denigrim ose fyerje për arsye të racës, ngjyrës, fesë, seksit, kombësisë, origjinës duke përfshirë origjinën etnike, gjendjen personale ose shoqërore ose përbën një propagandë ideologjike të ndaluar me ligj ose në çdo rast një sjellje diskriminuese”.

Paragrafi i mëposhtëm sqaron gjithashtu sanksionet për shkeljet e nenit: “Lojtari që kryen shkeljen e përmendur në paragrafin 1 dënohet me përjashtim për të paktën dhjetë ndeshje ose, në rastet më të rënda, me përjashtim me afat të caktuar dhe me sanksionin e parashikuar nga neni 9, pika 1, germa g), si dhe për sektorin profesional, me gjobë nga 10 000,00 euro deri në 20 000,00 euro”.

Ndër të tjera, gjatë ndeshjes së 29-të, ajo e mbyllur dje, Seria A kishte promovuar mesazhin “Mbajeni racizmin jashtë. Së bashku, në të gjitha fushat. Kudo”, mesazh ky me rastin e “Javës XX të Veprimit kundër Racizmit”.

Acerbi mund të ketë probleme edhe me kombëtaren, sepse është e qartë se, nëse akuzat do të vërtetoheshin, Federata e Futbollit gjithashtu mund të vendoste t’i anullonte atij ftesën që Spalletti i ka bërë për ndeshjet miqësore kundër Venezuelës (21 mars) dhe Ekuador (24 mars).

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA