“Ajo mori famë se i shkoi Romeos nga mbrapa”, Meri i quan femrat brenda BBV3 si fanse të Julit, Gazi: Ti fantazon, Heidi është super lojtare

18/03/2024 09:34

Meri Shehu e ftuar në E Diell ka bërë një debat me Gazin në lidhje me Heidin dhe Romeon.

Meri ka mbështetur Romeon dhe e akuzon Heidin se ajo i ka shkuar Romeos nga mbrapa vetëm për të marrë famë. Gazi nuk është dakord me Merin dhe shprehet se Heidi është lojtarja më e fortë aty brenda.

Meri Shehu: Aty ku ka qytetërim të konsoliduar unë shikoj që ka një favorizim për Romeon. Romeo është vetëm 28 vjeç, Heidi mori famë vetëm se i shkoi nga mbrapa Romeos dhe vazhdonte t’i shkojë nga mbrapa Romeos. Nuk po luan fare, po luan më shumë a e do Romeo, a po e mbron Juli dhe Juli aty nuk ka krijuar lojtarë, por fansa. Këto që vajtën pas Julit janë fansa dhe aspak lojtarë. Juli është një format si Meritoni, por në tone të heshtura. Romeo sapo kuptoi që Heidi më shumë merrte nga Romeo diçka nga dashuria e tij, madje unë disa herë e kisha parë që Heidi filloi ta pengonte Romeon, sidomos në punën e pishinës, i thoshte Romeos mos u fut brenda, në ujë, ishte bërë si mami i Romeos.

Gazi: Nga vajzat Heidi është lojtarja më e fortë, me strategji perfekte.

Meri: Strategji për të kapur një mashkull.

Gazi: Heidi ka ditur të luajë perfekt, të gjithë skemën e ka luajtur si duhet. Aty ka ndodhur që këta dy personazhe Romeo dhe Juli, që dolën si pole, unë që në fillim kam evidentuar që shumica e lojtarëve, ishin më inferiorë para tyre sepse janë lojtarë të fortë, me begraund të madh.

Meri: Juli i ka kthyer të gjitha femrat në fansa. Juli është tipik Meritoni në heshtje.

Gazi: Kjo është fantazi e Merit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA