Eliminimi nga Champions League ka lënë pasoja te Interi, të paktën në aspektin fizik, teksa pas 120 minutave të hidhura në Madrid, zikaltrit nuk shkuan përtej barazimit 1-1 me Napolin në “San Siro”.
Tifozeria zikaltër i dhuroi një mirëseardhje perfekte skuadrës, si për t’i treguar se janë gjithmonë aty për t’i mbështetur pavarësisht eliminimit dhe Inzaghi në fushë i besoi formacionit të Madridit, me ndryshimet e vetme, që Acerbi e Darmian luanin nga fillimi në vendi ne De Vrij dhe Dumfries.
Pas minutash ët tëra të balancuara, ishte Darmian ai që shënoi golin e avantazhit për Interin, duke e çuar në dhomat e zhveshjes në avantazh, ndërsa në minutën e 82-të Napoli shënoi golin ebarazimit me anë të një ish-i si braziliani Juan Jesus, që u gjend në vendin e duhur pas zhvillimeve të një këndoreje për të dërguar topin në rrjetë.
Barazim 1-1, i pari i Interit për vitin 2024, që gjithsesi lë zikaltrit në krye të renditjes me 76 pikë, 14 më shumë se Milani ndjekës, teksa për të thyer rekordin e pikëve, skuadrës së Inzaghit do t’i duhet perfeksioni deri në fund të sezonit.
Nga ana tjetër Napoli humb sërish terren në garën për një vend në zonën Champions, pasi Roma e Bologna vijojnë të fitojnë dhe të shkëputen gjithnjë e më shumë.
Inter – Napoli 1-1
81′ – Goool. Napoli gjen barazimin me anë të ish-mbrojtësit të Interit, Juan Jesus…
13′ – Bën mrekullinë Meret me dy pritje të njëpasnjëshme.
Top Channel