Emocione, spektakël, dramë… Vetëm në futbollin anglez mund të përjetohen emocione të tilla. Manchester United – Liverpool ishte pa dyshim “ajka” e futbollit të kësaj të diele, një klasike e futbollit anglez në çerekfinale të FA Cup, në fund të së cilës festuan “Djajtë e Kuq” (4-3). E të mendosh se tre nga shtatë golat e kësaj ndeshjeje të çmendur u shënuan në kohën shtesë.
Festivalin e golave e çeli dhe e mbylli Man. United, ndërsa Liverpooli e përmbysi dy herë rezultatin, por pa mundur të ruajë epërsinë.
Antony dhe Dalot realizuan dy gola të rëndë në momentet më delikate të sfidës: braziliani barazoi rezultatin në 2-2 në minutën e 87-të, duke e çuar ndeshje në shtesë, ndërsa i dyti shmangu penalltitë në minutën e fundit te shtesës, duke u dhuruar kualifikimin “Djajve të Kuq” një në takim që rezultoi thjesht një çmenduri.
120′ – E pabesueshme! Liverpooli kapet “mat” në kundërsulm, Dalot i jep kualifikimin Man. United.
SuperSport
Top Channel