E diela e veçantë, maksimumi i rivalitetit anglez dhe një ndërthurje fatesh mes Italisë e Spanjës në Supersport!

17/03/2024 09:38

Do të jetë një e dielë e pasur me përballje të ndezura në ekranin e Supersport, duke nisur nga Anglia ku Manchester United dhe Liverpool, pushim në Premier League përballen për çerekfinalen e FA CUP.

Në Old Trafford vjen në skenë një tjetër kapitull i duelit që ka bërë  historinë e futbollit anglez. Në rast barazimi ndeshja do të luhet sërish në Anfield, një detaj që e bën sfidën edhe më të ndezur.

Edhe pse nuk janë skuadra të një qyteti pra teknikisht jo një derbi, në imagjinatën  kolektive rivaliteti mes Liverpul dhe Manchester United eshtë një ndër më të famshmit, jo vetëm në Angli por dhe në nivel botëror, me dy skuadrat që pritet të dhurojnë shkëndija në sfidën që do të transmetohet në orën 16.30 në SS 2.

Ironi e fatit ndërkohë që në Spanjë dhe në Itali, ndërthuren sfidat e skuadrave që në mesjavë përjetuan emocionet e Champions. Atletico e Madridit pret Barcelonën në La Liga në një sfidë për vendin e tretë, mes dy skuadrave që eleminuan dy italiane, respektivisht Interin dhe Napolin nga kompeticioni Europian. Tashmë me një vend në çerekfinalet e Champions, Los Colchoneros dhe Blaugranat janë gati për t’iu rikthyer punës në kampionat me një sfidë të ndezur të zonës së lartë të klasifikimit.

Në krahun tjetër Napoli dhe Inter përballen pikërisht në mbrëmjen e Serise A, pasi u eleminuan nga skuadrat spanjolle. Një takim i rëndësishëm për të dyja skuadrat, por veçanërisht për zikaltërit që përjetuan një eleminim dramatik dhe ju duhet të reagojnë menjëherë për të përfunduar punën e nisur në kampionat ku kryesojnë me një diferencë të madhe ndaj ndjekësve, dhe nuk duhet të rrezikojnë ecurinë e mrekullueshme duke rënë në pesimizëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA