Chelsea në gjysmëfinale të FA Cup. Skuadra londineze fitoi 4-2 përballë Leicester Cityt në “Stamford Bridge”, në një ndeshje ku nuk munguan emocionet, golat e bukur, gafat, autogoli, penalltia e humbur, futja e tifozit në fushë, VAR-i dhe kartoni i kuq.
Cucurella dhe Palmer kaluan Chelsean në avantazh në pjesën e parë, fraksion gjatë së cilit Sterling humbi një penallti. E dyta nisi me autogolin e Disasit, teksa goli fantastik i Mavididit barazoi shifrat.
Skuadra e Enzo Marescas mbeti me dhjetë lojtarë në të 73’ pas daljes me të kuq të Doyle. Chelsea përfitoi dhe realizoi dy gola në minutat shtesë. Me anë të Chukwuemekas (super asist i Palmer) dhe Maduekes (eurogol).
Chelsea u bashkohet në gjysmëfinale Manchester Cityt dhe Coventryt, teksa katërshja e FA Cup do të kompletohet nga fituesi i klasikes Manchester United-Liverpool, live në SuperSport 2 (16:30).
CHELSEA-LEICESTER CITY 4-2 (Cucurella 13′, Palmer 45+1′, Chukwuemeka 90+2′, Madueke 90+8′ / Disasi (a) 52′, Mavididi 62′)
90+8′ Super Noni Madueke, vjen edhe goli i katërt për Chelsean.
90+4′ Super asist i Palmer, Carney Chukwuemeka kalon vendasit në avantazh.
90′ Shans i artë për Jackson, sulmuesi i Chelseat gjuan mbi tra.
73′ Callum Doyle ndëshkohet me të kuq pas ndërhyrjes së VAR-it. Leicester City me dhjetë lojtarë.
62′ Barazohet ndeshja. Eurogol i Stephy Mavididi, i cili ndez festën e tifozëve miq në stadium.
51′ Autogol i Axel Disasi, rihapet ndeshja.
45+1′ Vjen goli i dytë për vendasit. Asist i Sterling, gol i Cole Palmer.
44′ E pabesueshme çfarë humbet Sterling!!!
26′ Gjuan keq Raheem Sterling, pret polaku Stolarczyk.
13′ Asist i Nicolas Jackson, finalizim i Marc Cucurellës. Chelsea në avantazh.
Chelsea përballë Leicester Cityt në “Stamford Bridge”, me misionin për t’u kualifikuar në gjysmëfinalet e FA Cup. Takimi po transmetohet live në SuperSport 3.
Të shtunën siguruan kualifikimin në gjysmëfinale Manchester City dhe Coventry, ndërkohë që në 16:30 është radha e klasikes Manchester United-Liverpool (SuperSport 2).
Top Channel