Shkëndija nuk shkon dot përtej barazimit 1-1 në transfertën kryeqytetase ndaj Vardarit.

Kuqezinjtë nga Tetova regjistruan barazimin e tretë radhazi në kampionat, duke mos arritur t’i afrohen edhe më shumë Strugës në krye të renditjes.

Në transfertën ndaj maqedonasve të vardarit, Shkëndija e pa veten në disavantazh që në minutën e 16’, kur Lemos shënoi për vendasit. Megjithatë Aganspahiç shënoi golin e barazimit në minutën e 82-të, ndërsa vlen të theksohet se skuadrat luajtën për më shumë se 30 minuta me nga një lojtar më pak.

Ngec edhe pretendenti tjetër për titullin, Shkupi, që nuk shkoi dot përtej barazimit pa gola në transfertën ndaj Voska Sport, rezultat ky që i ngjit shqiptarët e kryeqytetit në kuotën e 48 pikëve, po aq sa ka edhe Struga kampione në fuqi.

Këta të fundit kanë luajtur një ndeshje më pak, të cilën do ta zhvillojnë të dielën në transfertë ndaj Rabotnickit dhe në rast suksesi, do të shkëputen tre pikë nga vendi i dytë./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA