25/11 16:26
Luis Enrique ka folur më shumë rreth të ardhmes së tij tek ekipi francez i Paris Saint Germain, duke zbuluar se ndihet shumë i lumtur tek parisienët.
Ai tha se së bashku me presidentin dhe bordin e klubit po punohet për një projekt afatmesëm.
“Jam shumë i lumtur në PSG”. “Gjithmonë ndjej dashuri nga klubi që kur jam bashkuar, është nga presidenti, bordi, Luis Campos… ne po punojmë të gjithë së bashku për një projekt afatmesëm”. “Po shkon shumë mirë”– u shpreh Enrique për BeIN Sports.
Aktualisht PSG kryeson renditjen në Ligue 1 dhe gjithashtu ka arritur në çerekfinale të Champions League ku do të përballet me skuadrën e Barcelonës.
Top Channel