Jordan apo Lebron James? Inteligjenca Artificiale jep verdiktin e saj

16/03/2024 22:51

Ka një debat të pafund në basketboll se kush është lojtari më i mirë në histori.

Është e vështirë të krahasosh periudha të ndryshme, pozicione, stile loje… por shumica dërrmuese zgjedhin dy lojtarë: Michael Jordan dhe LeBron James.

Meqenëse nuk ka unanimitet mes njerëzve, Inteligjenca Artificiale është përdorur në kërkim të një zgjidhjeje për këtë “konfliktin”. ChatGPT ka përgjigjen. Në fakt, ka për çdo çështje. Një tjetër gjë është nëse është e saktë apo pajtohet me mendimin e secilit.

Mjeti ka përdorur statistikat, titujt, çmimet dhe faktorë të tjerë të të gjithë lojtarëve në historinë e NBA për të krijuar një klasifikim të udhëhequr nga Michael Jordan. LeBron James do të ishte i dyti.

Programi, duke marrë parasysh pozicionet ku lojtarët luanin tradicionalisht, guxon të emërojë edhe kuintetin më të mirë të historisë: Michael Jordan, LeBron James, Magic Johnson, Tim Duncan dhe Kareem Abdul-Jabbar.

Kuinteti i dytë më i mirë do të përbëhej nga Oscar Robertson, Kobe Bryant, Larry Bird, Kevin Garnett dhe Shaquille O’Neal. Është e habitshme të mos shohësh Wilt Chamberlain në këto skuadra, njeriun që mban më shumë rekorde në historinë e NBA dhe shënoi 100 pikë në një ndeshje. Nuk shfaqet as Stephen Curry, i cili ka ndryshuar basketbollin me mënyrën e tij të lojës dhe megjithatë është në vendin e 24-t.

“Shija” e mirë e Inteligjencës Artificiale është e padiskutueshme, por është e vështirë që ajo t’u ketë dhënë fund dilemave apo të ketë bërë dikë të ndryshojë mendje. Preferencat shkojnë përtej statistikave dhe të dhënave të analizuara nga një program.

ChatGPT zgjedh basketbollistët më të mirë të historisë në NBA:

Michael Jordan
LeBron James
Kareem Abdul-Jabbar
Magic Johnson
Larry Bird
Shaquille O’Neal
Hakeem Olajuwon
Kobe Bryant
Tim Duncan
Wilt Chamberlain
Bill Russell
Oscar Robertson/ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA