23/11 20:33
Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Silvinjo gjatë konferencës së sotme për shtyp ku u pyet për listën e lojtarëve që grumbulloi për dy miqësoret me Kilin dhe Suedinë, u pyet edhe lidhur mundësisë së rinovimit të kontratës me Kombëtaren Shqiptare.
Duke mos dhënë një përgjigjie të prerë, Sylvinjo utha se aktualisht po mendohet vetëm për “Euro 2024”
“Rinovimi? Sa i takon kontratës e kam thënë edhe më parë se kam një raport shumë të mirë me Federatën dhe Dukën.
Tani po mendojmë vetëm për Euro 2024 dhe në momentin e duhur do të flasim për kontratën”– u shpreh Silvinjo.
Kombëtarja shqiptare do të luajë dy miqësore në këtë muaj. Më 22 mars do të sfidojnë Kilin dhe 2 ditë më vonë do të përballen me Suedinë.
Top Channel