Burgoset kunata që shpërndau videot intime të futbollistit për shantazh (fotot)

16/03/2024 17:55

Kunata e një futbollisti të njohur në Korenë e Jugu është burgosur dje për tre vjet pasi kishte shpërndarë video private të sportistit me qëllim t’i bënte shantazh.

Kunata e Hwang Ui-jo, e cila nuk është identifikuar publikisht, kishte shpërndarë videot edhe pse e dinte se ato do të dëmtonin imazhin e tij, thanë prokurorët në gjykatën e Seul, sipas agjencisë vendase Yonhap.

E reja duket se ka bërë gjestin në formë hakmarrjeje prej sjelljes së futbollistit ndaj të motrës.

“Imazhet janë shpërndarë gjerësisht si në Korenë e Jugut dhe jashtë saj … një krim i kësaj natyre është shumë serioz”, u tha në gjykatë.

Futbollisti që ka luajtur dhe në Angli me skuadrën Nottingham Forest, është hetuar pasi besohet se ka filmuar videon me të dashurën e tij pa miratimin e saj.

31-vjeçari i mohon pretendimet.

E akuzuara tha fillimisht se i kishin hakeruar çelularin për t’i vjedhur videon, por më pas pranoi krimin duke thënë se i dashuri i motrës së saj e tradhtonte atë dhe shkonte me shumë vajza.

 

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA