Të paktën tre persona mbetën të vrarë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pasi moti i keq përfshiu disa pjesë të Kentakit, Indianës e Ohajos gjatë natës.
Të tre vdekjet e konfirmuara ndodhën në qarkun Logan të Ohajos, i cili u godit nga një tornado të fuqishme.
Dhjetëra persona u plagosën gjithashtu në Indiana. Kjo situatë ka shkaktuar edhe probleme në furnizimin me energji elektrike, mijëra janë ende pa energji elektrike.
Shifra pritet të rritet pasi autoritetet po fillojnë të hetojnë përmasat e dëmeve.
Mjeku ligjor i qarkut, Dr John O’Connor, tha për New York Times se viktimat ndërruan jetë për shkak të traumave të shkaktuara nga objekte.
Disa zona ishin ende të paarritshme nga reaguesit e parë dhe policia të premten në mëngjes si rezultat i mbeturinave dhe linjave të rrymës së rrëzuar.
Sherifi i qarkut Logan Randy Dodds i tha gazetës Columbus Dispatch se numri i të vdekurve mund të rritet.
“Është një rrëmujë e tmerrshme atje. Duket si një zonë lufte”, tha ai.
Top Channel