“S’keni bërë asnjë denoncim për Palestinën”, del video e re e përplasjes në xhaminë “Dine Hoxha”. Besimtarët akuza për gylenistë e pushtues

15/03/2024 12:11

Pamje të reja jnë publikuar në rrjete sociale nga përplasja në xhaminë “Dine Hoxha” në rrugën e Kavajës në Tiranë disa javë më parë.

Në video dëgjohet të thuhet se “nuk është bërë asnjë denoncim për Palestinën”, ndërsa hidheshin akuza ndaj Myftiut të Tiranës, Lorent Luli.

Pjesë nga debati:

-Keni vjedhur

-Ka shumë të drejtë sepse nuk ka meritokraci

-Ule dorën, mos më prek me dorë

-Është i ftuar

-Je pushtues, gylenist, je terrorist.

Në sherrin e ndodhur më 21 shkurt u kërkua të largohet i ftuari, në këtë rast ishte Lorent Luli.

Të pranishmit dhe videot e xhiruara brenda ambienteve të xhamisë konfirmojnë akuzat ndaj myftiut, duke e konsideruar si gylenist, terrorist, dhe si zaptues i postit të myftinistë dhe jo i zgjedhur, duke kujtuar një sërë kundërshtish 4 vite më parë kur u zhvilluan edhe zgjedhjet për organet drejtuese të Komunitetin Mysliman.

Një grup besimtarësh u ngritën duke prishur vizitën e myftiut Luli i cili në prag të muajit të madh të Ramazanit, muaji ku besimtarët mysliman sakrifikohen me agjërim për 30 ditë, zhvillonte takimet e tij në për xhamitë e kryeqytetit për të mbajtur ligjëratat.

@media.independent.fr #shqiperia #kosova #tirana #islam #viral #viralvideo #viraltiktok #leonmolla #fyp #fypシ #fypシ゚viral #fypage ♬ son original – Media Independent


Zërat brenda lëvizjeve të politikës së organeve drejtuese të komunitetit, thonë se kjo fushatë kishte të bënte me zgjedhjet e organeve drejtueseve të Komunitetit Mysliman.

Nuk është hera e parë që në kurriz të interesave të përgjithshme, fetare, të një komuniteti kaq të madh në vendin tonë, si myslimanët, të ketë interesa personale, që shpesh kamuflohen me ngjarje të tilla duke lënë shije jo të mirë për besimtarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA