Mike Tyson (50-6, 44 KO) nuk ka frikë nga asgjë. “Iron”, një nga boksierët më të tmerrshëm të të gjitha kohërave, pranoi ofertën për një betejë të paprecedentë kundër influencuesit të diskutueshëm dhe tani boksier, Jake Paul, (9-1, 6KO). Tyson do të ngjitet përsëri në ring në moshën 57-vjeçare.
Sapo nisi përgatitjet për këtë duel, Tyson u shpreh: “Është dita e parë… argëtimi sapo ka filluar”.
Stërvitja e tij intensive tregon se është në formë.
“Dita 2. Po vij për ty”, i drejtohet Tyson kamerës. Është kërcënim i drejtpërdrejtë për Jake Paul. Një “kafshë konkurruese” e kthyer në rutinën e tij të preferuar. Dorashkat e trajnerit të tij fluturojnë larg kur goditen nga Mike.
Edhe pse për Tyson nuk do të thotë asgjë në aspektin sportiv, është një duel që mund të thyejë shumë rekorde. Në fakt, Netflix dhe promotori i duelit nuk e fshehin se mund të arrijë një pikë kulmore:
“Kjo ngjarje mund të bëhet lehtësisht ngjarja më e madhe e boksit në histori dhe t’i vjedhë fronin Floyd Mayëeather pas luftimeve të tij kundër Conor McGregor dhe Manny Pacaquiaos”./ Super Sport
Top Channel